Në përgjithësi priremi që në urimet e datëlindjes, sidomos tani që pothuaj çdo gjë ekspozohet në rrjete sociale, të tregojmë anën tonë më të ëmbël dhe të zgjedhim me kujdes çdo fjalë, madje edhe emoji-t.
Por për ish-kapitenin legjendar të Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, nuk vlen e njëjta gjë dhe këtë e ka treguar ditën e djeshme në Instagramin e tij. Bashkëshortja e tij Monica ka festuar datëlindjen e 31-të dhe ndryshe nga ç’mund të mendonim, Loriku nuk ka zgjedhur aspak një urim romanik. Përkundrazi i ka rënë drejt e drejt si një shqiptar i vërtetë, duke shkruar thjesht ‘’Po plaket!’’, ndërkohë që pozon në krahë të bashkëshortes.

Por në fotot e postuara nga kjo e fundit, duket se Loriku e ka ndrequr gabimin pasi të dy po festojnë në Paris. Futbollisti i njohur Lorik Cana, kishte deklaruar gjithmonë se kishte dëshirë të martohej me një vajzë shqiptare, por zemra nuk pyet për kombësi. Ai gjeti dashurinë tek arkitekja italiane Monica Ercoli, me të cilën ka edhe një djalë: Glauk. Mbrojtësi dhe vajza romane kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë më 27 qershor 2014, në një ceremoni ku morën pjesë rreth 600 persona.

Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit