Reperja më e përfolur e momentit, Loredana Zefi është gati të fillojë turneun e saj, pasi ai u anulua për shkak të koronavirusit.
Ajo përmes një postimi në Instagram i njoftoi fansat se do të fillojë shitjen e biletave për turne nga data 10 qershor, shkruan portali arbresh.info
Por, reperja poashtu tha se ata kanë qenë të detyruar që të ngritën çmimet e biletave dhe kërkojë që adhuruesit e saj mos të zhgënjehen nga kjo.
“Mashalla! Nëse do të merresha me muzikën time aq sa me zhvendosjen e turneut, do të kisha gati tashmë 3 albume. Më 10 qershor, fillon një para-shitje ekskluzive dy javore për të gjithë ata që kanë akoma biletat e tyre.Ne humbëm një shumë të jashtëzakonshme parash me turneun e fundit sepse turneu ynë nuk u shty, por u anulua tërësisht. Prapëseprapë, unë u detyrova të financoja ekipin tim dhe t’u paguaj atyre tarifat e ndërprerjes, sepse asnjë prej tyre nuk mund të bënte asgjë për koronën”, është shprehur Loredana.
“E kuptoj që situata është financiarisht shumë e vështirë për disa. Sidoqoftë, unë ju kërkoj të mos zemëroheni me mua se turneu është bërë pak më i shtrenjtë. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse akoma dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, mund t’i ktheni biletat tuaja nga 25 qershori i vitit 2020”, përfundoj ajo.
Ndryshe, “Nich verdient” është bashkëpunimi i saj që erdhi me Capital Bra, i cili brenda dy javëve ka arritur 17 milionë klikime në YouTube. /arbresh.info/
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...