Ditët e fundit, reperja e njohur, Loredana Zefi ka bërë bujë në media pas akuzave se kishte mashtruar një çift zviceran duke marrë para nga ta.
Por, këtë gjë Loredana e ka mohuar kategorikisht në një konferencë për media. Ndjekësit e saj në Instagram vazhdojnë ta akuzojnë përmes komenteve, e Loredana ka vendosur t’u përgjigjet.
Në një fotografi, në të cilën Loredana mbante veshur një xhaketë të markës Louis Vuitton, një nga ndjekësit e ka pyetur atë se mos ia ka blerë zviceranja, për të cilën dyshohet se Loredana ia ka marrë paratë.
Ndërsa, Loredana iu ka përgjigjur se atë xhaketë e ka blerë me paratë që merr nga klikimet e fansave në platformën Spotify, transmeton rtv21.tv
Loredana Zefi mbrëmjen e së martës (7 maj) është arrestuar nga policia zvicerane. Pas marrjes në pyetje nga policia, Loredana është liruar. Ndërsa më 10 maj ka mbajtur një konferencë për media dhe ka deklaruar se ka ardhur në Kosovë për ta xhiruar një videoklip.

Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...