Ka ardhur koha për të nderuar disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës ‘country’.
Legjendat si Tanya Tucker dhe Carrie Underwood u bashkuan për “CMT Music Awards 2020”, ndonëse nuk munguan paraqitjet as nga yjet e muzikës pop si Katy Perry dhe Demi Lovato.
Prezantimi u realizua nga Kane Brown, Ashley McBryde dhe Sarah Hyland.
Shfaqja e këtij viti u zhvillua jashtë në mënyrë që të parandalonte pandeminë e vazhdueshme të coronavirusit, duke e veçuar atë nga shfaqjet e kaluara.
Më poshtë ua sjellim listën e plotë të fituesve:
• Dueti muzikor i vitit : Dan + Shay, “I Should Probably Go To Bed”
• Videoja muzikore e vitit nga një artiste femër: Carrie Underwood, “Drinking Alone”
• Performanca e vitit në CMT: Chris Young, “Drowning”
• Videoja muzikore e vitit nga një artist mashkull: Luke Bryan, “One Margarita”
• Videoja më e pëlqyer e vitit: Gabby Barret, “I Hope”
• Videoja më e mirë nga një grup: Old Dominion, “One Man Band”
• Bashkëpunimi më i mirë: Blake Shelton with Gwen Stefani “Nobody but You”
• Klipi i vitit : Carrie Underwood “Drinking Alone”
• Videoja më e mirë e vitit e realizuar në karantinë: Granger Smith “DON’T COUGH ON ME”. /Telegrafi/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...