Tashmë janë bërë publike emrat e të gjithë, artistëve të huaj dhe vendas, që do të marrin pjesë në festivalin më ta madh në rajon Sunny Hill Festival.
Ky festival do të nisë nesër (25 korrik) dhe do të mbarojë të dielën (28 korrik).
Faqja zyrtare e Sunny Hill Festival ka publikuar listën e plotë të artistëve që do të performojnë.
Ndër kryesorët e këtij viti janë: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Black Coffe, The Martinez Brothers, Groove Armada, The Blaze etj.
Të tjerët që do të marrin pjesë janë: Adrian Beirsha, Ants Live, Artssassin, Bleta Përtace, Buta, Capital T, Chloe Gaillet, Dafina Zeqiri, Dani Johnsson, Dhurata Dora, Bannzz, Caboo, Deezy, Geek, Edgar Kerri, Elsa Mala, Geasy, Griff, Jollie, Kamal, Lab Sadiku, Lafazani, Lancey, Foux, Ledri Vula, Lekë, Lluni, Lyrical Son, MC Kresha, Mozzik, Mygal, Noki, PM to the Dagz, Regard, Singullar, The Milk Snatchers, Tommy Gold, Yanina, Yll Limani, Zoagi dhe Zëada.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit Sunny Hill Festival do të mbahet në Bërnicë.
Ndërsa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka mbërritur dje në Kosovë ndërsa organizatorja e këtij festivali, Dua Lipa gjithashtu ka njoftuar se është gati dhe se mezi po pret që të kthehet në vendlindje./Arbresh.info

Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...