Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “BBVA”-së

14:45 | 4 Shkurt 2026
R J
Lim Hoti pas daljes nga “Big Brother Vip Kosova” duket se ka harruar partneren e tij, Albën e cila edhe më tej po vazhdon rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në vend.

Pak orë më parë, Limi ka publikuar një fotografi të Armelës, ish-banore e “Big Brother Vip Albania”.

Se a mos po lind diçka më shumë rreth dyshes në fjalë, apo është thjesht shoqëri do ta kuptojmë shumë shpejt.

Nga ana tjetër, bukuroshja zeshkane shquhet për bukurinë e saj. Ajo përherë di të shfaqet tejet e kuruar dhe ekstravagante me çdo paraqitje të saj.