Leonardo DiCaprio thuhet se ia ka vënë syrin Gigi Hadidit.
Burime të shumta kanë folur për marrëdhënien e mundshme që po lulëzon mes aktori 47 vjeçar dhe modeles 27 vjeçare.
DiCaprio është fotografuar duke u afruar me Gigi Hadid në një festë në New York të hënën
Sipas burimeve pranë situatës, të cilët folën për People, Leonardo po njihet me Gigin pas ndarjes nga Camila Morrone.

“Ata po njihen me njëri-tjetrin”, tha një burim i brendshëm, por deklaroi se Leo dhe Gigi ende nuk janë “lidhje”.
Një burim tjetër gjithashtu përmendi situatën, duke thënë se të dy “janë parë duke u shoqëruar me grupe njerëzish. Kanë kaluar vetëm disa javë nga ndarja. Që atëherë, ai është duke u shoqëruar me miqtë dhe familjen”.
Ish-çifti kishte bërë hapin e madh për t’u vendosur bashkë, por Camila u pa më pas duke u zhvendosur në një apartament të ri në Malibu. /arbresh.info/
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju