Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka njoftuar se dy vite më parë u diagnostikua me një problem në zemër.
Me anë të një postimi në Facebook, Musliu ka falënderuar të gjithë mjekët që punojnë në raportin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK dhe në Spitalin Amerikan për kujdesin.
Për këtë, ajo ka marrë mbështetje nga miqtë dhe të afërmit, të cilët i uruan shërim të shpejtë.
Një dedikim për deputeten nuk mungoi as nga këngëtarja e njohur nga Drenica, Leonora Jakupi.
“Ti që gjuhën e ke të ashpër e zemrën plot mirësi. Po ta din njerëzit se sa të bardhë e ke atë zemër do të luteshin për ty sot motra ime, të pres më të fortë në Kosovë”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

LEXO EDHE:
Ganimete Musliu udhëton drejt Gjermanisë, pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...