Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Leonora Jakupi sot (e martë) feston ditëlindjen e 41-të.
Ajo gjatë gjithë jetës së saj ka qenë e përqendruar në karrierë, duke marrë parasysh që ka filluar të këndojë në moshë shumë të re.
Artistja nga Drenica mbahet mend për hitet që ka publikuar ndër vite të cilat edhe në ditët e sotme kujtohen me shumë nostalgji.
“Sahara”, “A vritet pafajësia”, “Vajza e kojshisë”, “S’është koha për fjalë”, “Ti nuk ekziston”, “Gjermania”, “Buzëkuqja”, “Unë e di”, janë vetëm disa prej tyre.
Ndër tjerash, Jakupi është shpërblyer edhe me shumë çmime përfshirë dekoratat e pas luftës për këngën “A vritet pafajësia”, çmimin e publikut dhe atë të produksionit në dy pjesëmarrjet e saj në “Kënga Magjike”, “Best Video” në Top Fest 7 si dhe disa çmime në “Zhurma Show” dhe “Videofest”.
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë
Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportiv...
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...