Leonardo DiCaprio do të jetë Leonardo da Vinci në filmin e ri mbi gjeniun italian.
“Paramount Pictures” ka siguruar të drejtat për ekranizimin e biografisë së shkencëtarit dhe piktorit, të shkruar nga
Walter Isaacson. Lajmin e bën të ditur revista amerikane “Deadline”.
Siç mësohet, fituesi i çmimit Oscar për interpretimin në “The Revenant” do të jetë edhe një prej producentëve të filmit, përmes kompanisë së tij “Appian Way”. Një projekt ambicioz ky i yllit të Hollivudit, që adhurohet nga publiku jo vetëm për aftësitë e mëdha interpretuese, por edhe për aktivizimin në mbrojtje të ambientit.
Për DiCaprion sfida do të jetë veçanërisht e ndjerë. Sipas spekulimeve të shtypit, emrin e tij ai e ka marrë pikërisht nga Da Vinci. Nëna e tij e dëgjoi të lëvizte për herë të parë në bark teksa vëzhgonte një pikturë të gjeniut të Rilindjes në një muze italian.
Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Haziri për takimin Abdixhiku – Osmani: Ka pajtim për të garu...
Trepça bindshëm më e mirë se Peja pas pjesës së parë
Raportohet se janë takuar Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022