Aktori legjendar, Jack Nicholson, ka vendosur të pensionohet, ka bërë të ditur miku i tij, Peter Fonda.
“Unë mendoj se në thelb ai tashmë është i pensionuar, megjithatë nuk dua të flas shumë për këtë. Ai ka bërë punë të madhe dhe të hatashme”, ka thënë Fonda për The Sun, transmeton arbresh.info.
“Ndonjëherë njerëzit e kanë një arsye pse duan të tërhiqen dhe unë nuk kam kërkuar ta di atë arsye”, shtoi ai.
Gjatë karrierës së tij të shquar, aktori 79-vjeçar u propozua për 12 Academy Awards, duke fituar tre. Ai gjithashtu fitoi shtatë Golden Globe.
Ndërkohë, gjatë intervistave të mëhershme, Jack ka theksuar se plakja e ka ndihmuar atë të ‘bëjë përmirësime në karakter”.
“Nëse burrat do të ishin të sinqertë, ata do ta pranon se çdo gjë që ata bëjnë e bëjnë për të tërhequr vëmendjen e grave…dhe tani nuk jam më në gjendje për një gjë të tillë. Kjo më trishton”, kishte thënë ai.
“Megjithatë, unë besoj se me plakjen edhe karakteri im është përmirësuar. E gjitha kjo një balancë”./Arbresh.info
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Tashmë është e kryer, Paz do t’i bashkohet Realit në v...