Ledri Vula nuk do ta harrojë natën e 17 shkurtit dhe 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Këngëtari ka kënduar rreth gjashtë këngë në këtë natë madje pak para përfundimit të koncertit ai shpalosi edhe një pano në të cilën shkruante “Lavdi dëshmorëve” dhe e cila kishte një flamur të Kosovës dhe një logo të UÇK’së.
Madje, ai bëri edhe këngën “I vogël”, që i dedikohet pikërisht Kosovës dhe pavarësisë së saj derisa në prapaskena këngëtarja Rita Ora u pa shumë e afërt me të.
Por, duket se tani Ledri është në një festë tjetër.
Ai ka postuar një foto ku shihet para publikut të 17 shkurtit dhe poshtë saj ka shkruar 1M që simbolizon 1 milion.
Por ende nuk dihet a ka treguar për këngën e tij numrin e klikimeve, që sot mbushi një milion, apo fliste për publikun në shesh për 17 shkurt.
Deri me tani është raportuar se në natën e koncertit të pavarësisë kanë qenë më shumë se 300 000 mijë njerëz. /GazetaExpress/

Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...