Reperi i dashur për publikun shqiptar Ledri Vula është përfolur shpesh në media për marrëdhëniet e tij me femrat.
Madje së fundmi po aludohet shumë për partneren e re që ka në krah, të cilën ka preferuar që ta mbajë larg syrit të publikut.
Por tashmë të gjitha thashethemet kanë marrë fund. Mbrëmjen e djeshme Ledri është shfaqur publikisht krah një femre në ditëlindjen e mikut të tij, këngëtarit Ermal Fejzullahu.
Thuhet se vajza në fjalë është mbesa e Telat Agollit, kampionatit të peshëngritjeve. Ajo quhet Sara dhe jeton në Gjermani.
Lidhja e tyre ka nisur muaj më parë dhe mesa duket çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e mediave.
Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ...
Policia identifikon 70-vjeçarin që u gjet i vdekur në një rr...
Oda Amerikane dhe Kusari Lila diskutojnë për reformat për pë...
Tregjet globale bien pas shtyrjes së afatit të Trumpit për I...
Gjyqi për Liridona Ademajn, Kushtrim Kokalla: Për vrasjen e ...
Kurti në Francë për takim me Macronin