Prezantuesi Labinot Gashi vazhdon të mbetet një prej figurave më të pëlqyera të ekrani, sa i përket emisioneve rozë.
Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, shkruan portali arbresh.info
E sot është një ditë e veçantë për familjen e tij sepse sot feston ditëlindjen e parë Rroa vajza e tyre bukuroshe , e me këtë rast Labi si një baba krenar publikoi në llogarinë e tij personale portretin më të bukur familjar.
Labi i kushtoi vajzës fjalë emocionuese, ndërsa falënderon gruan për kujdesin.

“21.12.2018 ora 11:50 Bekimi im, jeta ime sot 1 vjet ma jepe epitetin e te qenurit Baba, jam Babi ma i lumtur ne bote qe kam nje vajze si ti! Rroa ime urime ditelindjen e pare festofsh gjithemone me shendet e me gjitha te mirat e Zotit. Qendresa faleminderit per gjdo gje ne kete jete e me fal ti edhe Rroa qe nuk kam qene gjdo minute e ore afer jush.
Kjo eshte Engjellusha e Babit vet! Rroa ju pershendet te gjitheve me ditelindjen e pare. ??”, ka shkruar Labi në mbishkrimin e fotografisë.
Përndryshe, Labi dhe Qëndresa u martuan në tetor të vitit 2017, dhe jetojnë një jetë të lumtur pranë njëri-tjetrit./arbresh.info/
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...