
BGUK_1176308 - Various, UNITED KINGDOM - Celebrity social media photos! Pictured: Kylie Jenner BACKGRID UK 15 MARCH 2018 *BACKGRID DOES NOT CLAIM ANY COPYRIGHT OR LICENSE IN THE ATTACHED MATERIAL. ANY DOWNLOADING FEES CHARGED BY BACKGRID ARE FOR BACKGRID'S SERVICES ONLY, AND DO NOT, NOR ARE THEY INTENDED TO, CONVEY TO THE USER ANY COPYRIGHT OR LICENSE IN THE MATERIAL. BY PUBLISHING THIS MATERIAL , THE USER EXPRESSLY AGREES TO INDEMNIFY AND TO HOLD BACKGRID HARMLESS FROM ANY CLAIMS, DEMANDS, OR CAUSES OF ACTION ARISING OUT OF OR CONNECTED IN ANY WAY WITH USER'S PUBLICATION OF THE MATERIAL* UK: +44 208 344 2007 / [email protected] USA: +1 310 798 9111 / [email protected] *UK Clients - Pictures Containing Children Please Pixelate Face Prior To Publication*
Kylie Jenner është njësoj si ne (le të themi). Edhe ajo ka një çantë dore të mbushur plot me gjëra, që ndoshta në pjesën më të madhe të ditës, as nuk i përdor.
23-vjeçarja publikoi një video “What’s In My Bag” (Çfarë ka në çantën time), në kanalin e saj të YouTube dhe tashmë, njerëzit po flasin vetëm për të.
Ajo u shfaq me një çantë të zezë, Hermes Birkin dhe nisi të na tregojë:
Pa çfarë s’mund të jetojë Kylie Jenner?
#1
– Sigurisht, pa dezinfektantin e duarve, por atë të Kylie Skin, jo ndonjë tjetër! (Produkti del së shpejti në treg.)
#2
– Më tej në çantën e saj gjendet një kartë PR për serumin e saj me acid hialuronik [?], i cili del në treg këtë të premte, sigurisht, nga kompania e Kylie-t.
#3
– S’mund të mungojë as parfumi i saj i preferuar. Sikurse pritej, bëhet fjalë për një parfum të prodhuar në bashkëpunim me KKW Fragrance (inicialet e të cilës qëndrojnë për Kim Kardashian West).
#4
– Në çantën e Kylie-t, gjendet edhe një aparat fotografik, që Kendall ka blerë për të.
#5
– Portofoli, sepse: “Ne jemi të rritur dhe bëjmë gjëra për të rritur”, thotë ajo. [?]
#6
– Më tej vinë, scrunchy-t (llastikë të fryrë flokësh), përsëri nga Kylie Skin, por të papublikuara ende.
#7
– Një krem SPF nga Kylie Skin.
#8
– Letra të lagura nga…sikurse e prisnit, përsëri nga Kylie Skin.
#9
– Një maskë fytyre kundër Covid nga Kylie Skin.
#10
– Një maskë tjetër fytyre, kësaj radhe nga SKIMS (Kompania e Kim Kardashian).
#11
– Salcë molle për Stormin.
#12
– “Syzet e saj të ditës”.
#13
– Një lodër të vogël pellushi.
#14
– Letrat UNO, Kylie Edition (po, ekzistojnë dhe këto).
#15
– Zbutës buzësh nga Kylie Skin.
#16
– Dhe së fundmi, edhe shumë produkte për buzët nga Kylie Cosmetics Lip Kit.
Njerëzit kanë disa pyetje:
– Pse Kim mban çdo prodhim të mundshëm në çantën e saj të përditshme?
– A ishte i nevojshëm reklamimi kaq i tepruar i produkteve të saj, në një video që supozohet të jetë “e natyrshme”?
– Pse Kylie thotë me këtë maskë s’do më njohë asnjë, kur maska shkruan me të mëdha: KYLIE?
Disa nga komentet nën video shprehen:
“Pse më duket sikur po shoh një reklamë 8-minutëshe?”
“Kylie vërtet nuk ka nevojë për kaq shumë reklamim.”
“Më mirë ta shkruante titullin: Promovimi i markës time për plot 8 minuta.”
“Ajo po prodhon gjithçka. Produkti tjetër do jenë “Letrat Higjenike Kylie.”
“Kylie: Shikoni çantën time me gjëra që nuk i përdor në të vërtetë. Blini Kylie Cosmetics që të financoni ato që kam mbrapa.”
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...