Në një mbrëmje shumë speciale mes njerëzish të afërt dhe personazhesh të njohur, Tuna promovoi albumin e saj më të ri ‘Fortuna’. Eventi u mbajt në ‘Filarmoninë e Maqedonisë’ dhe ishte i menduar në formën e një koncerti.
Tuna këndoi 7 këngë, një pjesë e të cilave ishin bashkëpunim me artistë të mirënjohur si Armend Rexhepagiqi dhe Ylli Limani.
Shumë personazhe të njohur ndanë momente të ndryshme nga eventi, të cilin duket se e kanë shijuar shumë dhe rikthimi i Tunës në skenë vërtetoi se ajo është një artiste profesioniste.
Përveç të gjitha këtyre, ajo që ra në sy ishte dedikimi mjaft emocionues në albumin e Tunës. Në një fotografi të publikuar nga Ylli Limani shihet se të gjithë këtë arritje, këngëtarja ja ka dedikuar djalit të saj, Tian. “Tian, hape të gjitha portat e shpirtit tim. Të don mami”, – shkruhet në të.
Vetë promovimi i albumit përkoi me datën 8 mars, ‘Ditën Ndërkombëtare të Gruas’, dhe ky dedikim shkon shumë përshtat me të.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...