Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, çdo ditë e më shumë po merr vëmendje të audiencës.
Ajo përmes paraqitjeve unike, po grumbullon mijëra admirues, të cilët e përkrahin vazhdimisht, shkruan portali arbresh.info
Por, sot Rita do të intervistohet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Konferenca e tretë virtuale “Diaspora Flet 2020”, që bëri bashkë shumë shqiptarë me popullaritet gjithandej botës, do të mbyllet me këtë intervistë.
Në këtë konferencë nuk do të jetë Rita e vetmja protagoniste. Dy sportistë të njohur, Robin Krasniqi dhe Lorik Cana, në një bisedë kampionësh do të flasin për sfidat dhe sukseset e tyre.

“Surpriza jonë për të gjithë ju: @ritaora dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, @erionveliaj , sot në bashkëbisedim në përmbyllje të konferencës ‘Diaspora Flet 2020’. ? E realizuar me shumë dashuri e përkushtim, ju ftojmë të na bashkoheni sot, prej 20:30 (CET)”, thuhet në njofitm.
Kujtojmë se Rita dhe Erioni ishin takuar dy vite më parë në Tiranë, ku artistja kishte ardhur për të mbajtur koncert. / arbresh.info/
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...