Kreatori i madh i modës ia bën ‘follow’ bukuroshes shqiptare (Foto)

16:44 | 3 Dhjetor 2015
Arbresh.info

 

Vajzat shqiptare tashmë kanë dëshmuar bukuritë e tyre dhe për këtë arsye po ndiqen hap pas hapi në karrierën e tyre nga kreatorët botëror.

E fundit është modelja shqiptare Kristin Prengaj, e cila po ndiqet nga kreatori italian i modës Roberto Cavalli.

Kështu së paku ka pohuar modelja shqiptare, e cila përmes një postimi në llogarinë personale në Instagram ka treguar se ia ka bërë ‘follow’ kreatori me famë botërore Cavalli, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është bukuroshja e parë që ndiqet nga kreatorët botëror, pasi që ditë më parë edhe Armina Mevlani ka filluar bashkëpunimin me kompaninë e markave të veshjeve, Dolce&Gabbana.

Vlen të theksohet se deri më tani Angela Martini Almeda Abazi dhe Afërdita Dreshaj ka arritur të depërtoj në tregun botëror të botës, duke u bërë pjesë e shumë eventeve botërore.

12338562_1680924578853937_409565095_n

 

Shpërndaje në rrjete sociale