Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë qenë për shumë vite një nga dyshet më të adhuruara të showbizit të huaj.
Pak kohë më parë ata u shkurorëzuan duke i thyer zemrën shumë fansave. Nga martesa e tyre ata kanë 6 fëmijë, 3 të adoptuar dhe 3 biologjik.
Shiloh Pitt është njëra prej vajzave biologjike të dyshes. 11-vjeçarja ka shoqëruar shpesh prindërit në tapetin e kuq, dalje publike, dhe ka dalë vazhdimisht në foto familjare të familjes Jolie-Pitt të publikuara nga paparacët.
Ajo që ka rënë në sy prej kohësh ka qenë stili i Shiloh, flokë të shkurtër, veshje djemsh dhe stil mashkullor, të cilën aktorja Angelina Jolie e ka shpjeguar si një dëshirë të saj për t’i ngjarë vëllezërve.
Por, sipas mediave të huaja, Shiloh ka dashur gjithmonë ta thërrasin John dhe ka filluar me aprovimin e prindërve trajtimet hormanale për të ndryshuar gjini dhe frenuar zhvillimin si femër, faza e parë kjo e atyre që kryejnë ndërhyrje për ndryshimin fizik të gjinisë. /Telegrafi/
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi