Më 11 mars të këtij viti, artisti kosovar, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti, u arrestua për tri vepra penale.
Ai dyshohet se ka hyrë në ambientet e kompanisë muzikore “Onima”, dhe ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Ai ka dhënë detaje rreth rastit të Gjestit dhe marrëdhënies së tij me këtë kompani, avokati i artistit, Burim Azemi.
“Kontrata e distribucionit që ka nënshkruar Gjesti me Onima-n është e qershorit të vitit 2023, dhe ka pasur kohëzgjatje për dy vjet, që ka nënkuptuar deri në qershor të vitit 2025. Kontrata ka mundur të mosvazhdohet në mënyrë automatike nëse është dhënë një njoftim 90 ditë përpara”, u shpreh avokati.
“Kur kthehemi prapa, në atë kohë Gjesti ka qenë në Big Brother, dhe në Big brother ka qenë na pamundësi që ta japë njoftimin 90 ditë para. Por Gjesti, para se të hynte në Big Brother, ka njoftuar zyrtarisht Onima-n që nuk dëshiron që të vazhdojë me të. Si Gjesti, ashtu edhe prindi i Gjestit. Kontrata është vazhduar kundër vullnetit të Gjestit”, u shpreh Azemi në Klan Kosova.
Ndërkaq, Gjesti u lirua nga paraburgimi më 19 mars, në ditëlindjen e vëllait të tij të ndjerë.
Kos: Shqipëria, punë të shkëlqyer për anëtarësimin
Kosova përballë një prove politike: Kompromis apo krizë e re...
Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës: Nu...
Trump lajmëron marrëveshjen/ Irani ka pranuar të mos ketë ar...
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...