Tashmë gjithçka është zyrtare.
Seriali që po bën bujë të madhe “Squid Game” do të rikthehet me sezonin e dytë, transmeton arbresh.info
Për shkak të suksesit global, krijuesi e regjisori Hwang Dong-hyuk u shpreh se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se ta vazhdonin atë.
Regjisori Hwang Dong-hyuk deklaroi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të krijonte një sezon të dytë pas popullaritetit global të dramës së famshme koreane.
Shfaqja arriti një vlerësim mbarë botëror pasi u publikua në fillim të këtij viti, duke tërhequr 111 milionë shikues sipas shifrave të vetë Netflix.
Pas konkurrentëve të dëshpëruar dhe të ngecur në para në një lojë të sëmurë mes jetës dhe vdekjes për argëtimin e një elite të pasur, “Squid Game” konsiderohet të jetë një analogji e shoqërisë kapitaliste.
“Është në kokën time tani. Unë jam në procesin e planifikimit aktualisht. Por mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë kjo. Unë do t’ju premtoj këtë, Gi-hun do të kthehet dhe ai do të bëjë diçka për botën”, është shprehur së fundi në një intervistë regjisori, Hwang Dong-hyuk.
“Squid Game” mendohet të jetë shfaqja më e madhe televizive e Netflix-it. /arbresh.info/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...