Një kitare e John Lennon, që e kishte përdorur për të kompozuar tituj të “Beatles” si “She loves you” dhe “All my loving”, u shit 2,41 milionë dollarë gjatë një ankandi të organizuar dje nga kompania amerikane “Julien’s Auctions”.
“Kitara, një Gibson akustike model J-160E e vitit 1962, ishte blerë nga Lennon në Liverpul në shtator të të njëjtit vit për vetëm 161 sterlina”, njoftoi kompania.
“Johni e pëlqente aq shumë këtë kitare saqë e merrte gjithnjë me vete për të shkruar kënget me Paul McCartney”, theksoi “Julien’s Auctions” gjatë komunikimit të shtijes.
“Ky instrument u zhduk gjatë një koncerti për Krishtlindje nga ‘Beatles’ në ‘Finsbury Park’, në Londër, në dhjetor të vitit 1963 dhe për 50 vite nuk dihej ku ishte”, vazhdoi kompania por pa treguar se si e gjeti.
John Lennon, u vra para banesës së tij në krah të ‘Central Park’ në Nju Jork më 8 dhjetor 1980, do të mbushte 75 vjet këtë vit.
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...