Ylli televiziv, Kim Kardashian ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi mjaft të zjarrta.
Edhe pse nënë e katër fëmijëve, Kim dukej e tonifikuar ndërsa bënte lëvizjet mbresëlënëse veshur me kostum të zi nga marka e saj SKIMS, shkruan DailyMail, përcjell portali arbresh.info
Përveç fotografisë gjatë ushtrimeve, Kim postoi edhe një tjetër imazh ku mesa duket shihej që po bënte joga. Ylli e kishte veshur kostumin e saj, ndërsa flokët e zeza e kishte kapur dhe lëshuar prapa.

“Pas ndryshimit të emrit, ne kemi dashur të sigurohemi që nuk kemi humbur ndonjë produkt origjinal, kështu që ne u përpoqëm dhe testuam qindra qasje të ndryshme për të hequr markën e vjetër për të siguruar që ruajtëm gjithçka”, ka deklaruar Kim.

“Këto janë pjesët origjinale që po sjellim përsëri në 20 nëntor”, njoftoi ajo fansat e saj për detajet më të përditësuara të linjës së saj të re. /arbresh.info/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...