Ylli amerikan i realitetit televiziv, Kim Kardashian, ka pagëzuar fëmijët e saj gjatë një vizite në vendin e origjinës së saj, Armeni.
Kardashian kishte veshur një fustan të ngushtë bezhë dhe u ndal për të bërë foto me fansat lokalë. Pagëzimi u mbajt në Holy Echmiadzin, katedralja më e madhe e vendit kaukaz, shkruan People.
Kourtny Kardashian, ka qenë në krah të saj ndërkohë që ka munguar reperi Kanye West. Vizita është e para në vend që nga 2015.
Paraardhësit armenas të Kardashian, nga ana e të atit, kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë Kim, nuk humbet rastin ta përmendë apo vizitojë vendin e origjinës.
Armenia ka qenë vendi i parë në botë që ka pranuar krishterimin si një besim zyrtar fetar, në shekullin e katërt.
https://www.instagram.com/p/B3cuEsDgFj9/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Kurti ndan fotot nga takimet në Barcelonë: Aleancë globale p...
NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pra...
Zbulohen ngjyrat e iPhone 18?
Çka i ndodh trupit nëse nuk pimë mjaftueshëm ujë?
Shmangni këto ushqime kur jeni të sëmurë