Ylli televiziv Kim Kardashian së fundi ka qenë cak i mediave rozë, pasi ajo dhe Kanye West kohëve të fundit kanë pasur disa probleme, që mund të kishin përfunduar deri në divorc.
Por, si duket raportet e tyre janë normal tashmë, pasi dyshja po shihen vazhdimisht së bashku, shkruan portali arbresh.info
E Kim së fundi i është gëzuar suksesit të saj të radhës, ku ka treguar se ka arritur 190 milionë ndjekës në Instagram.
Për këtë arsye, ajo i falënderoi ata me disa fotografi, ku shfaqet e veshur me një bluzë të ngushtë dhe pantolla lëkure, ajo ka pozuar brenda dhomës së gardërobës.
‘190 Milion seriozisht Unë ju dua shumë !!! ? Ju vlerësoj të gjithëve më shumë se mendoni! Ju lutem VOTONI! Ju keni fuqinë për të ndryshuar të ardhmen tuaj’, ka shkruar Kim duke iu bërë thirrje të dalin në zgjedhje për presidentin e ardhshëm të SHBA-së.
Vlen të përmendet se ajo ka vendosur që të dhurojë një milion dollarë tek Armenia Fund, për të ndihmuar ndaj konflikteve që ka me Azerbajxhan.
Këtë mbështetje ajo është duke bërë për shkak të origjinës, pasi babai I saj, Robert Kardashian, ka prejardhje nga Armenia. / arbresh.info/
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...