Kim Kardashian është një ndër femrat më të përfolura të shoubizit ndërkombëtar.
Ajo kishte kurorëzuar me martesë lidhjen disavjeçare me Kanye West, ku kishin organizuar një dasmë glamuroze.
Pikërisht, në përvjetorin e katërt të martesës së tyre, 37-vjeçarja është bërë tejet emocionale dhe ka shkruar një mesazh në llogarinë personale në Instagram.
“Katër vjet shkuan dhe përgjithmonë do të ecim. Faleminderit zemër që më ke dhënë një familje dhe po kujdesesh kaq shumë për ne. Faleminderit që më frymëzon çdo ditë, jam aq me fat. Urime përvjetorin”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.
Kujtojmë se çifti hollivudian kanë tre fëmijë prej martesës – Saint West, Chicago West dhe North West.
Bukuroshja amerikano-armene kohët e fundit ka zgjeruar bashkëpunimin me grimerin Mario Dedivanovicin.
Dyshja kanë sjell edhe disa produkte kozmetike në tregun ndërkombëtar dhe një prej tyre e kanë titulluar “Albania”.

Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...