Moderatorja e njohur, Kiara Tito ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin.
Përmes një fotografie në Isntagram, moderatorja ka zgjedhur fjalët më të mira për të uruar të gjitha granë në botë.
Ajo tha se këtë 8 Mars, ia dedikon të gjitha atyre heroinave që kanë hequr dorë nga ëndrrat e tyre, për t’iu përkushtuar familjes.
Dhe atyre që nganjëherë janë më burrë se burrat.
“Këtë 8 mars dua t’ia dedikoj atyre heroinave që kanë hequr dorë nga ëndrrat dhe karriera për t’iu përkushtuar fëmijëve dhe familjes
Atyre vajzave që për të krijuar një familje bëjnë dy apo tre punë dhe nuk ankohen kurrë, atyre grave, vajzave dhe nënave që ndonjëherë janë më burrë se burrat, por në dukje të brishta e me sy plotë jetë”, ka shkruar Kiara.
Ajo është shtatzënë, dhe ka thënë se ky urim vjen edhe nga një vajzë tjetër, që Kiara mezi po pret që ta sjell në jetë.
Krejt në fund moderatorja tha se bota pa gjininë femërore nuk do të kishte kuptim.
“Sot, urimi im vjen edhe nga një tjetër vajzë, të cilës edhe pse nuk ia kam parë sytë, e ende si kam ndjerë aromën, jam e lumtur të them që për pak do kem botën në duar. Gëzuar vajza, gra dhe nënë kudo ku jeni, pa ne bota nuk do të kishte asnjë kuptim”, ka shkruar Kiara krahas fotografisë./Arbresh.info/

Nga tregtia te siguria ushqimore – Kosova dhe Shqipëria thel...
Rreth 25 shtëpi përmbytën në Greqi pas reshjeve të rrëmbyesh...
Arben Vitia: LVV po bën maksimumin që të shmangen zgjedhjet
Hegseth kërkoi shkarkimin e tij, shefi i Ushtrisë Amerikane ...
Dyshohet mashtrim me njëhësorët e KEDS-it, Prokuroria nis he...
Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkës...