Edhe pse u eliminua një javë më parë nga shtëpia e Big Brother Vip Albania, nuk kanë të ndalur sulmet për Kiara Titon.
Pas një debati të ashpër që kishin Luizi me Efin , Arbana pyeti edhe banorët se çfarë mendimi kishin, atëherë kur Kiara i doli në mbrojtje të dashurit të saj, filluan prapë sulmet për të.
Arbëri me shumë ironi e ka “përbuzur” moderatoren para publikut, duke i thënë se ajo nuk di të jap një mendim të sajin, por pret deri sa të i vijë në telefon.
Zhaklina në anën tjetër e ka sulmuar duke i kërkuar llogari që nuk i doli një herë në krahë shoqeve të saj në “BBVA”.
Në një moment Kiara nuk duroi më dhe u kërkoi përgjigje atyre lidhur me sulmet që ajo po merr.
“Ore seriozisht çfarë keni që më sulmoni. Më sulmuat brenda, më sulmoni edhe jashtë. Boll më, se më lodhët”, tha Kiara.
“Mua mos më thuaj boll”, u shpreh Zhaklina.
Kjo nuk është hera e parë që Kiara sulmohet nga të gjithë si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë./Arbresh.info/
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...