Një tjetër format reality është gati për të nisur në ekranet shqiptare.
Të premten e 22 marsit, në Vizion Plus starton ‘Ferma VIP’.
Formati në thelb është një ‘Big Brother’ por me kushte specifike, ku banorët do të jetojnë duke u përkujdesur për kafshët teksa edhe procesi i nominimeve dhe eliminimeve dallon pak.
Ndonëse në vende të ndryshme të botës, patenta ka kohëzgjatje që varion, Prive.al merr vesh se ‘Ferma VIP’ do të zgjasë rrafsh 100 ditë.
Fjoralba Ponari dhe Bes Kallaku janë prezantuesit teksa kureshtja është shumë e madhe për VIP-at pjesëmarrës.
Sipas të gjitha gjasave, ata nuk do jenë nga të famshmit që u shfaqën në klipe ‘ngacmuese’ e që përfshijnë Adrola Dushin, Sinan Hoxhën dhe Noizyn.
Në TikTok po bën xhiro një tjetër listë e pakonfirmuar por që ka probabilitet të saktësisë për shumicën prej emrave.
Teksa numërimi prapa ka filluar, ne do t’iu njoftojmë hap pas hapi për detajet, përfshirë edhe detaje nga kasti.
Ndryshe, ‘Ferma VIP’ do të transmetohet me dy kanale 24/7 në platformën Tring.

Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë