Sonte (e shtunë) në pallatin e Kongreseve, në Tiran, do të mbahet nata finale e festivalit “Kënga Magjike 2018”.
Kjo natë njëherësh shënon përmbylljen e edicionit të 20-të të këtij festivali.
Emra të shumtë pjesëmarrës pati edhe këtë vit, të cilët sollën këngë të ndryshme, të cilat u pritën mirë nga publiku.
Dy netët gjysmëfinale të mbajtur më 5 dhe 6 dhjetor sollën performancat live të artistëve, disa prej të cilëve tashmë janë kualifikuar për në natën e sotme.
Është bërë e ditur se në skenën e festivalit sonte do të ngjiten 20 artistë, të cilët do të shpërblehen me çmime.
Disa nga artistët e konfirmuar tashmë që kanë prekur finalen janë: Rozana Radi, Flori Mumajesi, Erik Lloshi, MC Kresha dhe Fifi, Ronela Hajati, Artiola Toska dhe Bruno, Kejsi Tola e Klajdi Haruno.
Për çmimin e parë të festivalit kanë votuar vet artistët, dhe rezultati final do të bëhet i ditur në fund të mbrëmjes.
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...