Dita e të Dashuruarve është dita kur të gjithë e kalojnë kohën me personat e tyre të veçantë.
Dhe Kim Kardashian shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Kanye West për të festuar Ditën e Shën Valentinit, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
Por ata nuk ishin të vetëm në këtë mbrëmje por të shoqëruar nga gjithë familja e tyre.

Këtë e zbuloi vetë Kim përmes disa imazheve të publikuara në Instastory, nga fotografitë shihej se familja e famshme po drekonin me plotë trëndafila të kuq, çokollata në formë zemre.
Kim shihej teksa e ngacmonte bashkëshortin e saj përderisa bënte fotografi, ndërsa ai e injoronte sepse e dinte se po përdorte filtra.
“Ai më injoron pasi që ka kuptuar se po përdorë filtra në fotografi”, tha Kim.


Ndryshe, Kim gjatë ditë së djeshme ka uruar bashkëshortin me një imazh të lezetshëm në Instagram.
“Të dua në pafundësi, urime Shën Valentini”, ka shkruar ajo mbi fotografinë./Arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BfLlkPzFKSB/?hl=en&taken-by=kimkardashian
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...