Këngëtaret i kushtojnë shumë rëndësi paraqitjeve publike, ngase në çdo rast janë në sy të medieve.
Por, ka disa prej tyre që nuk e kanë fare preokupim atë çështje dhe nuk ngurrojnë të dalin edhe pa grim, shkruan lajmi.net.
Në mesin e tyre është edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa e cila del haptas pa grim.
Në një fotografi që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, Dua pa asnjë kompleks e fotografoi fytyrën nga afër duke lënë t’i duken edhe aknet, por pa asnjë dyshim Dua dukej shumë bukur edhe pse u shfaq ‘ujë e sapun’.
Me këtë fotografi, këngëtarja kishte festuar marrjen e Platinumit të artë si dhe shitjen e 4 mijë kopjeve të singlit “New Rules” në Britani. /lajmi.net/

“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...