Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka deklaruar para pak kohësh se vuante nga një sëmundje e quajtur Fibromylagia dhe duket se është në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.
Për këtë shkak ajo ka anuluar koncertin në Brazil dhe është larguar drejt spitalit me një autoambulancë. Menjëherë këngëtarja ka bërë një postim në Instagram teksa shihet duke bërë një serum.
‘Ndodhem në spital dhe jam duke përjetuar dhimbje shumë të forta të njëpasnjëshme. Por jam në duar të sigurta pasi po më kurojnë doktorët më të mirë. Ju lutem mos harroni dashurinë që kam për ju’, kishte shkruar ajo.

Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë