Këngëtari i famshëm Labinot Tahiri – Labi, ka vendosur t’i shesë dy shtëpitë e tij, në të cilat kishte banuar më herët, shkruan arbresh.info.
Labi për shitjen e shtëpive ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook.
“Normalisht jam mësuar t’i postoj shtëpitë që ua kemi ndërtuar njerëzve në shumë raste, kësaj here po i postoj shtëpitë në të cilat jam rritur, dhe tani ka ardhur koha që t’i shesim për arsye se jemi duke banuar në anën tjetër përball tyre”, ka shkruar Labi, duke shtuar disa të dhëna rreth shtëpive.
“Në oborr janë 10 ari tokë, dhe janë me të gjitha gjerat e reja brenda dhe jashtë”.
“Shpresoj se ndonjë dashamirë i mirë do të bëhet komshi i imi, i familjes sime dhe i lagjes sonë”.
“Kurdo dhe kujtdo qe do t’i vijë dita t’i blejë ato shtëpi, i uroj fat dhe t’i gëzojë gjatë jetës se tij”./arbresh.info/



Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...