Këngëtari i njohur shqiptar martohet në fshehtësi?

21:54 | 7 Dhjetor 2018

Muaj më parë e zbuluam më në fund lidhjen më të re në shoubizin shqiptar!

Këngëtari nga Shqipëria, Skerdi dhe gazetarja kosovare Vesa Rama, nuk qëndruan më në heshtje dhe zyrtarizuan lidhjen në publik pas një periudhe të gjatë që e mbajtën atë të fshehur në mënyrë hermetike.

E duket se edhe një tjetër zhvillim, dyshja e kanë mbajtur të tillë. Kjo të paktën nëse i hidhet një sy profilit të Vesës në Instagram.

Ajo ka shtuar mbiemrin e Skerdit: Ago, duke ngritur në këtë formë dilemat e kurorëzimit larg syrit të publikut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara