Nick Jonas ka treguar shpesh se është marrëzisht i dashuruar pas Priyanka Chopra dhe këtë e ka vërtetuar edhe me veprimin e tij më të fundit.
Këngëtari i ka dhuruar bashkëshortes së tij një makinë ‘Mercedes-Maybach’ e cila mendohet se ka kushtuar rreth 200 mijë dollarë.
Priyanka ka treguar se është shumë e kënaqur me dhuratën më anë të një statusi në “Instagram”. “Kur bashkëshorti arrin numrin 1, gruaja merr një Maybach. Ju prezantoj Chopra Jonas haha…të dua zemër! Bashkëshorti më i mirë në botë”, – ka shkruar aktorja indiane.
Kujtojmë se Nick Jonas dhe Priyanka Chopra kurorëzuan dashurinë e tyre në fillim të dhjetorit të 2018-ës.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit