Festivali “Kënga Magjike” mbajti mbrëmë natën e parë gjysmëfinale. Në skenën e Pallatit të Koncerteve performuan 22 këngëtarët e parë.
Për publikun në sallë, edicioni i 17 – të rriti dozën e emocioneve.
Çdo ngjyrë e zërit të këngëtarëve u dëgjua live.
Nën drejtimin e showman -it Ardit Gjebrea dhe modeles shqiptare në Turqi, Almeda Abazi, këngëtarët sollën emocione për publikun që e ndiqte në sallë dhe atij që e ndiqte drejtpërsëdrejti përmes ekranit të Televizionit Klan.
Nata e dytë do të mbahet mbrëmjen e së premtes në orën 20:10, ku 23 artistë të tjerë do të performojnë këngët e tyre.
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...
Granit Xhaka rikujton incidentin kur ishte te Arsenali: I th...