Rita Ora ka kënduar këngën e saj të re “Girls”, të premtën mbrëma.
Artistja 27 vjeçare e cila sapo ka filluar turneun e ri, ishte veshur në të kuqe në skenën e “Akademisë O2”, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Sipas TheSun, Ora e shkruajti “himnin seksual” duke pasur ishin e saj Cara Delevingne në mendje.
“Gjithmonë është spekuluar për marrëdhënien mes Ritës dhe Caras. Ndërkohë që ato kurrë nuk e kanë konfirmuar apo mohuar diçka të tillë, andaj Rita ka lejuar patjetër që muzika e saj të flet për këtë gjë”, ka thënë një burim për mediet.
Burimi thotë që ajo ka qenë e lumtur që është diskutuar në studio influenca kryesore e modeles në këngë.
Gjatë një interviste në “People”, Rita e cila ka më shumë se një vit që është në lidhje me Andrew Watt, ka treguar se kënga ka të bëj edhe me orientimin e saj seksual.
“Unë jam 50/50, dhe nuk do ta fsheh. Nuk e fsheh atë që jam, kush jam unë, nëse dëshiroj ta bëj këtë, nëse dëshiroj ta bëj atë.” tha ajo.







Sulmet ruse vrasin të paktën 20 persona në Ukrainë
Vazhdon aksioni për verifikimin e njehsorëve, zbulohen devij...
Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin para Paradës s...
Abdixhiku insiston se LDK nuk ka koalicion me PDK-në në Pris...
Abdixhiku: Nuk e kam problem Vjosa Osmani t’i prijë listës, ...
Besnik Berisha zgjidhet kryetar i KPM-së