Kendall Jenner dhe Devin Booker janë ndarëe pas dy vitesh lidhjeje. Dyshja e famshme, të cilët u lidhën në vitin 2020, thuhet se janë ndarë prej afro dy javësh. Lajmin e kanë konfirmuar për mediat e huaja burime pranë modeles së njohur.
“Kendall ndihet sikur janë në rrugë të ndryshme”, tha një burim, ndërsa një tjetër tha se të dy “kanë pasur diskutime për të ardhmen e tyre, por nuk janë në të njëjtën faqe”. Burimi theksoi se problemet nisën pasi u kthyen nga dasma e Kourtney Kardashian.
Kendall i tha Devinit se ajo “dëshironte hapësirë dhe kohë”, sipas burimit por shton se “Ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin”. Megjithatë, mund të mos jetë një ndarje e përhershme, siç vë në dukje burimi i brendshëm pasi shpresojnë që të rikthehen./abcnews.al/

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...