Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Ajo ndan me fansa momente nga angazhimet e saj profesionale por edhe përditshmëria dhe kujdeset qe çdo herë të sjell imazhe që marrin vëmendjen.
Bukuroshja bionde që njihet për linjat e mahnitshme të trupit ka ardhur edhe së fundmi me fotografi provokuese ku ajo dukej në top formë.

Kejvina ka pozuar në një lokali teksa shihet e veshur me bikini me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë ndërsa mban të veshur edhe një palë xhinse që i mbajti zbërthyer.
Modelja dukej atraktive edhe me makijazhin e theksuar dhe aksesor ari teksa flokët i mbajti të lidhura në topuz.
Paraqitja joshëse e Kejvinës dhe format e saj trupore bën që postimi të marrë edhe pëlqime dhe komente të shumta nga ana e fansave brenda pak minutash.
Ndryshe, përveç si imazhe i markave të ndryshme, kujtojmë që modelja së fundmi mori pjesë edhe në videoklipin e dy artistëve të njohur, Majk dhe Bardhi “Ama”. /Telegrafi/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...