Duket se Stresi dhe Keisi janë pajtuar përfundimisht. Keisi dhe Stresi kanë qenë çifti më i komentuar në media e publik.
Lidhja e tyre e dashurisë, ndjenjat e mëdha që ia shprehnin njëri-tjetrit publikisht dhe më pas zërat për ndarje, ishin vetëm disa nga arsyet.
Mirëpo si duket ata janë pajtuar përfundimisht duke i lënë anash keqkuptimet të cilat ua kanë lëkundur raportin dhe në mënyrë indirekte, Keisi e konfirmon nëpërmjet disa postimeve.
Përveç që ia ka uruar ditëlindjen me fjalët më të bukura nënës së Stresit, ajo e quajti atë “e shtrenjta jonë” në një imazh të përbashkët familjar që është marrë nga arkiva.
Ata duken një familje e lumtur të gjithë bashkë.


Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë