Google ADS

Kartolina më e bukur familjare, Fifi prezanton për herë të parë portretin e djalit Theo Mal

22:27 | 25 Nëntor 2023
E.H

Shtatë muaj më parë, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Filloreta Raçi apo e njohur ndryshe me emrin artistik si Fifi, është bërë nënë për herë të parë.

Deri me tani Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi nuk e kanë publikuar fytyrën e djalit të tyre, i cili quhet Theo Mal, shkruan Arbresh.info.

Në 7 mujorin e lindjes, çifti ka publikuar disa imazhe familjarë dhe shfaqen plotë ëmbëlsi pranë njëri tjetrin.

Siç shihet nga fotografitë, Theo Mal nuk ngjanë aspak me prindërit e tij, ai është një bebush i ëmbël dhe simpatik.

“Na ke ndryshuar botën e ta kuptojmë dashurinë akoma më shumë”, ka shkruar artisja krahas imazheve.

Ndryshe, Fifi vazhdon të jetë mjaftë e angazhuar në spektaklin DWTS./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme