Mbrëmë u mbajt emisioni i radhës i Dancing With The Stars.
Tematikë e natës së mbrëmshme ishte muzika e viteve të 80-90-ta.
Prezantuesja e këtij emisioni, Bora Zemani zgjodhi të ishte si karamele Zana.

Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë rozë, një palë vath me flutur, që i shtonin bukurinë edhe më shumë.
‘Në mbrëmjen e viteve ’80-’90 në dwts, unë isha karamele Zana”, ka shkruan Bora në fotografitë e ndara.

Kujtojmë se përveç prezantimit, Borën do e shohim shumë shpejt edhe si aktore.
Filmi i saj me partnerin Donald Veshaj pritet të dal në dhjetor të këtij vitit.
“5 herë jo”, mban titullin emri i filmit, që ka të bëj me historinë e çiftit.

Vlen të përmendet se për këtë dy u përfol se shumë shpejt do të martohen.
Çifti thuhet se kanë nisur përgatitjet për dasmë, dhe pritet që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me martesë verën e ardhshme./Arbresh.info/

Miratohet projektligji për shërbimet e pagesave, Murati: Ule...
Çfarë dihet për armëpushimin dyjavor midis SHBA-së dhe Irani...
Agon Dobruna emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë ...
Spitali i ri Rajonal në Lezhë/ Rama: Problem menaxhimi, të p...
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shpall konkurs për Avokat...
“Epoka e Iranit ka filluar”, Teherani shpall fitore pas armë...