Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se reperi Kanye West do të zëvendësojë Virgil Abloh si drejtor kreativ i Louis Vuitton.
Disa burime kanë treguar për ‘The Sun’, se Kanye e ndjen se duhet të vazhdojë në vend të Virgil.’Kanye është i dëshpëruar për vdekjen e Virgil, sepse ata kishin qenë miq për vite dhe punonin shumë së bashku.
Ata ndanë një vizion të ngjashëm dhe tani Kanye ndjen se i detyrohet Virgil të vazhdojë punën e tij në Louis Vuitton’, u shprehën burimet.Para rolit të tij në Louis Vuitton, Abloh dhe West ishin bashkëpunëtorë prej një kohe të gjatë. Dyshja shërbyen si praktikantë në markën luksoze italiane Fendi, në vitin 2009.
Në vitin 2010, Abloh u bë drejtor artistik i kompanisë së West, Donda, duke i kthyer në realitet të gjitha idetë e reperit. Abloh gjithashtu ka punuar me Ye dhe JAY-Z për albumin “Watch the Throne”.
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...
LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...