Prince Harry dhe Meghan Markle do të tërhiqen si anëtarë të familjes mbretërore në fund të muajit mars.
Që nga ajo ditë, e tutje, ata do të jenë qytetarë privatë dhe për të bërë një jetë private ata kanë zgjedhur të jetojnë në Kanada, sëbashku me djalin e tyre Archie, transmeton portal arbresh.info

Në raport me këtë përzgjedhje ata janë mirëpritur edhe nga kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i cili ndër të tjera tha se “në Kanada, ata do të jenë mes miqsh dhe mes njerëzve që i duan”.
LEXO EDHE: Prince Harry nuk flet as me David Beckham përshkak të gruas së tij
Megjithatë, për ta është hapur një telashe e re, pasi është konfirmuar që Kanada nuk do të paguajë për sigurinë e çiftit.
Royal Canadian Monted Police (RMCP) ka mbrojtur çiftin dhe foshnjën e tyre, Archie, që nga nëntori por tani ka thënë se kjo siguri nuk do të vazhdojë gjatë muajve në vazhdim.

Sapo Harry dhe Meghan të tërhiqen zyrtarisht nga familja mbretërore, siguria kanadeze nuk do të paguhet që të kryejë punën e saj.
Ende mbetet e paqartë se si do të veprojnë Harry dhe Meghan në raport me sigurimin e tyre në Kanada./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...