Ylli i muzikë pop Justin Bieber, e ka publikuar videoklipin e këngës së tij të fundit “Available”.
Bieber në këtë periudhë pandemie nuk i ka harruar aspak fansat e tij, pasiqë këngës të cilën e kishte publikuar në muajin shkurt vendosi ta shoqërojë edhe me një videoklip tejet interesant, shkruan portali arbresh.info
Ndryshe, këngëtari 25-vjeçar, Bieber, vjetëve të fundit ka postuar mesazhe të shumta në rrjetet sociale, ku ka treguar për betejën e tij me depresionin, drogat dhe famën, ndërsa detajet rreth sfidave të jetës së tij, ai i ndau me publikun përmes dokumentarit disa pjesësh të publikuar në YouTube, “Justin Bieber: Seasons”. / arbresh.info/
Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të l...
Ahmeti në ShBA kërkon mbështetje për njohje të reja dhe për ...
Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të ...
Anulohen mbi 2 000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...
Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për ...