Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, janë duke festuar përvjetorin e tyre të dytë të martesës.
Për të festuar këtë ditë të rëndësishme, Justin ndau një klip të Hailey duke interpretuar “Never Call Me” nga Jhene Aiko dhe Kurupt.
“Dy vite sot, Hailey Bieber”, shkroi ai.
Çifti u martua për herë të parë në vitin 2018 në gjykatën e qytetit të New York-ut.
Pak më shumë se një vit më vonë, më 30 shtator 2019, ata organizuan një ceremoni të madhe me miq dhe familjarë që thuhet se kushtonte 500,000 dollarë.
Ngjarja prej 150 personash u zhvillua në Montage Palmetto Bluff të Karolinës së Jugut dhe përfshiu mysafirë si Kris Jenner, Corey Gamble, Kylie Jenner dhe Stormi.
Justin më parë ka qenë në një romancë të gjatë me këngëtaren Selena Gomez, ndërsa vazhdojnë të komentohen akoma në tabloidet e huaja.
Kjo e fundit ditë më parë deklaroi se momentalisht është fokusuar në karrierë dhe se vazhdon të jetë beqare. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/CFF4O-InDPS/?utm_source=ig_embed
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin