Ai u realizua në vitet 2000-2001 ku në atë kohë të gjithë ata që donin t’i shihnin duhej ti blinin në videokaseta që i prodhonte VizioniLibonia.
Seriali ishte i zhanrit komedi dhe kishte 10 episoda me nga 60-80 minuta. Në këtë serial ishin bashkuar aktorët më të mirë të Kosovës.
Seriali kishte për temë dy familje të njohura në krahinën “Llap e Gollak”, gjegjësisht ‘Mahmutovitët dhe Rexhepovitët’, shkruan lajmi.net.
Këto dy familje të mëdha janë të njohura si trima, të fortë, bujarë e belagji. Këto dy familje, Mahmutovitët dhe Rexhepovitët, ka shekuj që janë në hasmëri, edhe pse kurrë nuk janë vrarë mes vete, transmeton lajmi.net.
Aktorët që luajnë në këtë serial janë:
Mahmutovitët: Xhevat Qena, Igballe Qena, Astrit Kabashi, Artan Geca, Fatime Bunjaku
Rexhepovitët: Ahmet Spahiu, Adem Mikullovci, Leze Qena, Shkumbin Istrefi, Adhurim Demi, Teuta Krasniqi
Jabanxhi dhe Barkcullak: Xhejlane Godanci, Avni Hoti, Luan Jaha, Dibran Tahiri, Armond Morina, Fatos Berisha.
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...