Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozefin Marku, ka arritur një sukses të madh në muzikë pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.
Kënga e tij më e re, e titulluar “Dhimbje”, është publikuar vetëm tri ditë më parë, por tashmë ka kapur shifrën prej mbi 1 milion klikimesh në YouTube.
Ky sukses vjen pas një daljeje të bujshme nga BBVA, ku Jozi u komentua shumë për gjestin e tij— një shuplakë e befasishme ndaj Gjestit teksa po linte shtëpinë, e cila bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Ky moment krijoi ndasi në opinionin publik: disa e konsideruan një gabim të rëndë që do ta penalizonte atë në karrierën artistike, ndërsa të tjerë e panë si një reagim emocional.
Por, ajo që pasoi ishte e papritur — numri i ndjekësve të Jozit u rrit ndjeshëm menjëherë pas këtij incidenti, duke e kthyer atë në një nga figurat më të përfolura të formatit.
Megjithë komentet dhe dyshimet për të ardhmen e tij muzikore, kënga “Dhimbje” dëshmon të kundërtën.
Projekti ka marrë përkrahje të madhe nga publiku, si në klikime, ashtu edhe në komente, ku fansat vlerësojnë stilin, zërin dhe emocionin që përcjell. /Telegrafi/
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Pacolli: Ky kapital nuk ka ardhur rastësisht, e kam ndërtuar...