Këngëtarja Fjolla Morina ka dalë sot para trupit gjykues në Gjykatën e Kukësit.
Kjo gjykatë ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Fjollan.
Këngëtarja e njohur kosovare, u ndalua më 19 Shtator në pikën kufitare të Morinës teksa tentonte të hynte në Shqipëri. Në çantën e dorës, këngëtares iu gjet një pistoletë dhe 23 fishekë ndërsa në bagazh një pistoletë tjetër.
Në njoftimin e policisë thuhej se kontrolli i detajuar i automjetit të këngëtares është bërë “bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës dhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës”.
Si për ironi të fatit, automjeti “Audi Q7” me të cilin, Fjolla u ndalua, iu dhurua vetëm disa ditë më parë nga një person, identitetin e të cilit ajo nuk e zbuloi. Në një video postuar në Instastory ajo ndau edhe momentet kur mori surprizën.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK